Rëndësia e Planifikimit të Sigurisë Kibernetike




Imagjinoni veten tuaj si një pjestar i departamentit të marketingut. Ju shpenzoni pjesën më të madhe të kohës duke dizenjuar dhe ndërtuar fushata të ndryshme marketingu dhe duke ndërtuar marrëdhënie me klientët.
Gjithashtu qëllimi juaj është zhvillimi i brendit për të cilin jeni duke punuar, zhvillimi i lidhjeve me klientë të rinj si dhe mbajtja e lidhjeve ekzistuese.
Mbas shumë përpjekjeve ju arrini që të krijoni klientë të rinj.
Më pas organizata juaj bëhet viktimë e sulmeve kibernetike dhe një rrjedhje informacioni mund të ndodh, e cila do të conte në ekspozimin e të dhënave të klientave.





A nënkupton kjo që përpjekjet dhe investimet e marketingut në të shkuarën janë të shpërdoruara?
A do të humbasin klientët besimin te kompania juaj?
A do të perceptojnë ata të njëjtën vlerë si më parë?
Si mund ta minimizoni humbjen e klientëve gjatë këtyre incidenteve?
Duke u bazuar mbi një studim statistikor nga Ping Identity, ku u pyetën 3,000 njerëz nga US, UK, Franca dhe Gjermania, 78% e të anketuarve pranuan se ata nuk do të punonin sërisht me kompaninë që kishte pasur një rrjedhje informacioni.
Në të njëjtën mënyrë, në një anketim që është bërë në vitin 2018 nga Gemal, i cili intervistojë 10,500 konsumatorë, zbuloi që 66% e të anketuarëve nuk do të zhvillonin më biznes me kompaninë e cila kishte patur rrjedhje të dhënash.
Ajo që është më interesante, është fakti që vetëm 26% e të anketuarëve mendojnë se kompanitë e marrin seriozisht ruajtjen e të dhënave të tyre.
Duke u bazuar mbi këto të dhëna mund të themi që kjo paraqet një sfidë serioze për departamentin e marketingut për cdo kompani.
Frika e humbjes së klientëve ekzisues dhe atyre potencail shkakton nervozizëm në qoftë se do të ndodhte një rrjedhje të dhënash, por gjithashtu parashikohet që frekuenca e sulmeve kibernetike dhe rrjedhja e të dhënave do të vijnë duke u rritur.
Për këto arsye, departamenti i marketingut do të duhet që të krijojë në fillim një plan se si të minimizohen post incidentet e humbjes së të dhënave të përdoruesëve dhe të jenë një pikë themelore e kompanisë gjatë procesit të komunikimit, por gjithashtu duhet të përfshihen edhe në planifikimin dhe strategjinë në lidhje me sigurinë kibernetike.
Duke vepruar në këtë mënyrë kompania mund të përfitojë në disa drejtime.





Fillimish duke përfshirë departamentin e marketingut në hartimin e planit të sigurisë kibernetike do të shtonte më shumë informacionin tek ekzekutivët e kompanisë në lidhje me tentativat që kryhen për të krijuar klientë të rinj si dhe të mbahen klientët ekzistues.
Për këtë arsye është e rëndësishme që të jepet një informacion më i plotë se përse është i nevojshëm investimi në teknologji dhe aftësi të cilat lidhen me mbrojtjen e të dhënave të përdoruesëve dhe sigurinë e përgjithshme të infrastrukturës dixhitale të kompanisë.
Së dyti, në një studim global të kryer nga Capgemini specifikohet se arsyeja kryesore se përse një konsumatorë zgjedh të punojë me një kompani është siguria kibernetike dhe privatësia e të dhënave.
Mbi këto të dhëna mund të diskutohet në qoftë se kompania ka investuar në sektorin e sigurisë kibernetike dhe më pas departamenti i marketingut mund ta përdor këtë si një material për klientët e rinj dhe ata ekzistues për vlerën që ka kompania në lidhje me sigurinë dhe privatësinë që kjo e fundit ofron.
Së treti, duke e integruar departamentin e marketingut në fillimet e planifikimit në lidhje me sigurinë kibernetike mund të shmangen burime të pasakta dhe humbje në kosto.
Kjo lidhet me rolin kritik që ka departamenti i marketingut brenda një kompanie i cili vepron si një zë kritik bazuar në rëndësinë që ka siguria e të dhënave të klientëve dhe infrastrukturës dixhitale të kompanisë.





Së katërti, departamenti i marketingut funksionon si zë për konsumatorin brenda kompanisë dhe është zakonisht afër konsumatorit dhe kupton më shumë nevojat dhe dëshirat kundrejt kompanisë në lidhje me departamentin e sigurisë kibernetike.
Këshut që duke qënë aktiv dhe duke parashikuar sulmet kibernetike dhe në qoftë se sulm rezulton i suksesshëm dhe ndodh një rrjedhje të dhënash atëherë departamenti i marketingut mund të kontribuoj në menaxhimin e suksesshëm të situatës.
Si përfundim, duhet të specifikohet që pjesë të ndryshme të organizatës të funksionojnë në mënyrë të duhur për të arritur qëllimet në lidhje me objektivat e departamenteve të tyre.
Megjithatë duke qënë se jemi duke lëvizur drejt një bote ku të dhënat private të konsumatorëve janë të rëndësishme, duhet që departamenti i marketingut të ketë një rol kryesor në implementimin dhe planifikimin e sigurisë kibernetike.





selex