Sigura e faqeve web: Pse është e rëndësishme?


Dekada e fundit ka pasur një zhvillim të madh në fushën e teknologjisë dhe bizneset po zhvillojnë strategjitë e tyre sipas këtij aspekti. Por, me teknologjitë në zhvillim, sulmet për të anashkaluar masat e sigurisë të marra nga ekspertët e sigurisë janë zhvilluar gjithashtu. Shumicën e kohës, hakerat sulmojnë webfaqet e bizneseve duke i bërë ato të padisponueshme për t`u aksesuar nga klientët, ose edhe më keq duke vjedhur të dhënat e tyre kur plotësojnë një formular të kompanisë.



Por, pse është e rëndësishme të rriten masat e sigurisë për webfaqen tuaj?

  1. Sulmet e faqeve web janë shumë të zakonshme
  2. Faqet web janë sulmuar nga hakerat që në zhvillimet e para të internetit. Me kalimin e viteve,së bashku me rritjen e masave të sigurisë, taktikat e sulmuesve u përmirësuan gjithashtu. Në 2016, u raportua nga Google, që numri i sulmeve të webfaqeve u rrit me 30% krahasuar me vitin paraardhës.
    Një sulm i suksesshëm hakimi mund të sjellë listimin e webfaqes tuaj në blacklist-ën e motorrëvë më të mirë të kërkimit. Aktualisht, cdo javë Google liston në blacklist rreth 20,000 faqe web për infektimin me malware dhe rreth 50,000 për phishing, Shumica e pronarëve të kompanive dhe bizneseve besojnë që hakimi i faqeve web nuk mund t`u ndodhë atyre, por statistikat kanë treguar që një sulm është shumë i zakonshëm.

  3. Çdo faqe web është në rrezik për t`u sulmuar
  4. Hakerat e webfaqeve nuk planifikojnë të sulmojnë një website apo biznes të caktuar. Procesi i hakimit është i rastësishëm.Hakerat synojnë targetet e tyre duke bërë një kërkim të gjerë për vulnerabilitete të zakonshme, Një studim nga Symantec, thotë që për 3-4 vitet e fundit, më shumë se 75% e webfaqeve të skanuara përmbanin vulnerabilitete të pambyllura. Pothuajse 15% prej tyre rezultuan kritike. Ky nuk është një lajm i mirë për pronarët e bizneseve të vogla, të cilët mund të mendojnë se një haker nuk do të harxhojë kohë për të sulmuar nje biznes të vogël. Por, e vërteta është që hakerat do të përpiqen të sumojnë dhe fitojnë akses tek çdo webfaqe që u jep mundësinë ta akesojnë.
    Për këtë arsye, bizneset dhe kompanitë duhen të sigurohen që dikush po kujdeset për webfaqen e tyre, duke u sigururar që të gjithë komponentët janë të përditësuar dhe duhet të përditësojnë vazhdimisht software-ët e tyre të firewall-it.

  5. Reputacioni juaj mund të rrezikohet
  6. Pronarët e mencur të bizneseve e dinë shumë mirë që të jepen shumë pak shanse për të krijuar një imazh të mire apo për të ndertuar një reputacion të lartë. Në qoftë se një klient potencial viziton webfaqen tuaj dhe një virus ose malware shkarkohet në pajisjen e tyre, mund të siguroheni që nuk do të kthehen për një kohë të gjatë për ta vizituar sërish webfaqen tuaj.
    Ekzitojnë mundësi që një klient mund të mos e aksesojë asnjëherë webfaqen tuaj, pasi shumë browser-a e paralajmërojnë klientin përpara se ata të akesojnë ndonjë webfaqe të infektuar. Duke pasur masa sigurie të përditësuara të webfaqes suaj, minimizohet mundësia që një klient t`ju humbasë.Nëse keni një kompani profesionale ose një person që manaxhon sigurinë e webfaqes tuaj përgjatë gjithë kohës, shtoni nivelin e profesionalizmit në webfaqen tuaj.

  7. Nëse je listuar në blacklist, është e vështirë të rimëkëmbesh sërish
  8. Një reputacion i mirë midis klientëvë tuaj besnikë është i rëndësishëm, por është njëkohësisht e rëndësishme të ndërtohet ky reputacion midis klientëve potencialë. Shumica e klientëve i gjejnë bizneset ose produketet nëpërmjet motorrëve të kërkimit si Google.
    Si pronari i një faqe web, prioriteti juaj kryesor duhet të jetë mirëmbajtja dhe përmirësimi i marrëdhënies suaj dhe reputacionit nga këto motorrë kërkimi. Sapo një haker hyn në një faqe web, shumica e motorrëve të kërkimit vihen në dijeni për këtë gjë. Ata e listojnë menjëherë në blacklist webfaqen, duke i parandaluar klientët e rinj potencialë nga gjetja e webfaqes tuaj në motorrët e kërkimit. Nëse ndodhet në blacklist, një faqe web do të humbasë pothuajse 95% të trafikut origjinal të klikimeve. Kjo mund të sjellë dëme serioze në shitje dhe të ardhura.
    Rimëkëmbja pasi je listuar në blacklist është shumë e vështirë, është njësoj sikur të ndërtosh sërish imazhin nga e para. Si një administrator i faqes web, ju duhet t`i kërkoni secilit prej serverave t`ju zhvendosë nga blacklis-a tyre, sapo faqja web të jetë e sigurt sërish. Zhvendosja nga blacklist është një situatë me kosto të lartë dhe kohë konsumuese. Kjo gjë mund të shmanget lehtësisht nga implementimi i masave të përditësura të sigurisë.

  9. Cfarë thonë ekspertët?
  10. Pjesa më e madhe e ekspertëve të fushës besojnë që masat parandaluese janë shumë herë më të vlefshme se rimëkëmbja.Shumicën e kohës marrja e masës parandaluese është një detyrë e vështirë dhe sfiduese, por është kritike për mirëmbajtjen e një reputacioni dhe imazhi të mirë në botën dixhitale të biznesit.
    Edhe pse e gjithë kjo mund të duket e ndërlikuar dhe e vështirë për ju, nuk ju kërkohet të kuptoni çdo detaj të vogël. Një profesionit i talentuar i software e di që hakerat i ndryshojnë përgjatë gjithë kohës teknikat e tyre.Një profesionist do ta përshtasë strategjinë e tij kundërvepruese respektivisht dhe do të manaxhojë situatën.
    Kështu që, praktika më e mirë është të konsultoni një ekspert të sigurisë së faqeve web për të implementuar masat e duhura. Në këtë mënyrë, ju do të keni më shumë shanse për të ruajtur reputacionin tuaj, të shtrini biznesin tuaj tek klientët e rinj dhe të mbani të dhënat tuaja të sigurta.





selex